DVP Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin F. K., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një shume parash, në banesën e një shtetaseje, në lagjen “4 Heronjtë”, dhe i vjedhjes së disa produkteve ushqimore në një kopsht dhe në një banesë, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi R. D., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 57 vjeç, pasi u konstatua duke kryer ndërtime pa leje, në banesën e tij, në fshatin Borsh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.