Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Multi”, i cili goditi disa veprimtari kriminale njëkohësisht.Ushtronte profesionin e laborantit dentar, i papajisur me licencë, si dhe posedonte në laborator, një sasi cannabisi, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.Sekuestrohen barnat dhe pajisjet dentare, përdorimi i të cilave, nga 40-vjeçari i palicencuar, dyshohet i rrëzikshëm për shëndetin e pacientëve, si dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.Si rezultat i kontrolleve të përditshme, në subjekte të ndryshme ekonomike, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Multi”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. K., 40 vjeç, banues në Fier.Shërbimet e Policisë konstatuan se ky shtetas kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, në lagjen “1-Maji”, si laborator dentar, ku ushtronte profesionin e laborantit, i papajisur me licencën e nevojshme, si dhe përdorte barna dhe pajisje, të dyshuara të rrezikshme për shëndetin e pacientëve.Gjithashtu, nga kontrollet në këtë ambient, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit pa licencë”, “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Cooperation”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me FAST Albanian.Si rezultat i inteligjencës policore, kapet në Vlorë dhe arrestohet provizorisht, një shtetas shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht nga Spanja, për kultivim të bimëve narkotike.Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për llogari të Spanjës, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cooperation”.Si rezultat i operacionit u lokalizua në fshatin Bishan, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi L. Ll., 47 vjeç.47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bacelonës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët spanjollë, për ekstradimin e shtetasit L. Ll.
Korçë/Kontrolle intensive dhe punë operacionale e pandërprerë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë, të koduar “Tempulli”.Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza, afër shkollave dhe në zona të tjera në qytet.Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, një pajisje për mbylljen me vakum të qeseve plastike të dozave, si dhe 3 kavanoza me mbetje të lëndës së dyshuar cannabis sativa.Si rezultat i kontrolleve intensive të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për 2 shtetas të cilët dyshohet se shpërndanin droga të forta në qytetin e Korçës, organizuan punën me qëllim kapjen dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 30 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. G., 28 vjeç, banues në Korçë.Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në lagjen nr. 18, Korçë, automjetin tip “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasin S. G. dhe pasagjer 30-vjeçarin A. Ç. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu janë gjetur sasi të vogla të lëndës narkotike cannabis sativa.Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në ambiente të ndryshme të banesës së shtetasit A. Ç., u gjetën një tjetër sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, 41.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 kavanoza me mbetje të lëndës së dyshuar cannabis sativa dhe një pajisje që shërbente për mbylljen me vakum të qeseve plastike me doza lënde narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 69 shtetas, konkretisht: 26 shtetas janë vënë në pranga, 33 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste – 8 shtetas është janë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të krimeve ekonomike- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në këtë fushë, është kapur dhe ndaluar.
Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i krimeve kompjuterike, me 1 autor/ë ende të identifikuar.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 6 raste, 2 prej të cilave me autor ende të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 6 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 15 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Marrja e padrejtë e fëmijës” dhe “Keqtrajtimi i të miturit” me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprave penale “Dhunimi i banesës”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
2 shtetas të akuzuar përkatësisht për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, janë kapur dhe ndaj tyre ka nisur procedimi në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër, i dënuar për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, është kapur dhe ndaluar.
Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 5 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 8 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.