Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive
Gjirokastër/Si rezultat i përdorimit të dronëve, finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Kujdesi”.Kishin kultivuar dhe prodhuar cannabis sativa, në fshatin Lazarat, kapen në flagrancë teksa kujdeseshin për bimët narkotike dhe vihen në pranga 2 shtetas (babai dhe djali).Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimë narkotike dhe sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa që u gjet në banesën e 2 të arrestuarve.Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në një banesë në fshatin Lazarat, kultivoheshin bimë narkotike cannabis sativa, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër finalizuan operacionin policor të koduar “Kujdesi”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. S., 51 vjeç dhe E. S., 28 vjeç (babai dhe djali), të dy banues në fshatin Lazarat.Të dy këta shtetas u kapën në flagrancë nga dronë të rezolucionit të lartë, të përdorur në këtë operacion, teksa kujdeseshin për 50 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa që kishin mbjellë në oborrin e banesës së tyre. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në këtë banesë, Policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa 50 bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Breake”.Vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në zonën e Unazës së Re, vihen në pranga 2 shtetas.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, zbardhjen e tyre dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Breake”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit Sh. G., 29 vjeç dhe A. Ç., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në rrugën “Teodor Keko”.Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të aparatit celular të shtetasit A. Ç., u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.Po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta dy shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Mat/Vijon kontrolli i territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimt të kanabisit.Finalizohet faza e 4-t e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”.Asgjësohen 260 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Madhesh.Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative dhe si rezultat i zbatimit të planit operacional të koduar “Kreshta të pastra”, për kontrollin e imtësishëm dhe të pandërprerë të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Madhesh, njësia administrative Ulëz, 260 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.Si rezultat i monitorimit të zonës me dron dhe rrethimit të parcelës me punonjës policie u kap duke ruajtur parcelën shtetasi B.S., 26 vjeç, banues në Mirditë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, i cili u arrestuar në flagrancë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Himarë-Plagosi rëndë me mjet prerës, punonjësin e Policisë, i cili ishte jashtë shërbimit, por ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, pas 8 orësh ndjekje nga Policia, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 60-vjeçari.Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Pilur, ku mbeti i plagosur rëndë me mjet prerës një punonjës policie 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, shërbimet operacionale të DVP Vlorë dhe grupe të FNSH-së, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.Pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje, shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga 60-vjeçarin Th. M., i cili ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur.Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës të DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, kanë arrestuar në flagrancë 60-vjeçarin Th. M., për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Pilur, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 75 shtetas, konkretisht: 19 shtetas janë vënë në pranga, 54 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 13 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomike, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, 2 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 14 raste, 3 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Fyerja”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Më tej, janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, dhe 3 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, si pasojë e të cilave 10 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 19 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.