Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 100 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 68 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste – 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. 3 shtetas të tjerë, të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në këtë fushë, janë kapur dhe vënë në pranga.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër, i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në këtë fushë, është kapur dhe vënë në pranga.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste, njëri prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të krimeve ekonomike- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të krimeve kompjuterike, me autorë ende të paidentifikuar.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i dënuar për të njëjtën vepër penale, është kapur dhe ndaluar.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, njëri prej të cilave me autor ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Për vjedhje të mëparshme, 3 shtetas janë kapur dhe ndaluar.
Janë evidentuar 7 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 3 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, me 4 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Goditjet për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Vetëgjyqësia”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, me 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Më tej është evidentuar 1 rast i veprimtarisë kriminale të prostitucionit, me 1 shtetase të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Gjithashtu, 1 shtetas i kërkuar për veprën penale “Përndjekja”, është kapur dhe vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetase ka humbur jetën dhe 1 shtetas është dëmtuar. Janë evidentuar në total 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.