Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Kakavijë, Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Front”.Tentoi të ndihmonte një shtetase 17-vjeçare, që të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të parregullt, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe vihet në pranga, 33-vjeçari.Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet e FRONTEX-it, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në këtë pikë të kalimit kufitar, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Front”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: M. G., 33 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.Ky shtetas është kapur në flagrancë në PPK Kakavijë, duke tentuar të ndihmonte për të hyrë në mënyrë të parregullt, në territorin e Republikës së Shqipërisë, një shtetase 17-vjeçare, të cilin e kishte shoqëruar nga Athina në Kakavijë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 aparat celular dhe një shumë parash.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Rinas/Intensifikim kontrollesh në hyrje/dalje, duke përdorur pajisjet bashkëkohore dedektuese, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare.Evidentohen dhe goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 1 rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokumente false.Tentuan të hynin në vendin tonë, me nga 20 000 paund secili, të fshehura në trup, procedohen penalisht një shtetas anglez dhe një shtetase italiane, si dhe sekuestrohet shuma 40 000 paund.Arrestohet një 57-vjeçare, pasi tentoi të dilte nga vendi ynë, me pasaportë diplomatike dhe me dokumente pune të dyshuara të falsifikuara.Shpallet në kërkim një shtetas që dyshohet se ka ndihmuar 57-vjeçaren, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve intensive në hyrje/dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve dhe mallrave, kanë konstatuar 3 raste të këtyre paligjshmërive, konkretisht:
-Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit fizik, shtetasit anglez Ë. A., iu gjetën të fshehura në trup, 20 000 paund. Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin anglez Ë. A., 39 vjeç, banues në Londër, si dhe iu sekuestrua shuma e parave.
-Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit fizik, shtetases italiane E. M., iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 20 000 paund. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen italiane E. M., 32 vjeç, banuese në Londër, si dhe iu sekuestrua shuma e parave.
– Në dalje të Republikës së Shqipërisë, është arrestuar në flagrancë shtetasja D. I., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi tentoi të kalonte kufirin me disa dokumente të dyshuara të falsifikuara (pasaportë diplomatike dhe dokumente pune), të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi H. P., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasen D. I., për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tropojë/Paraditen e datës 13.04.2023, Drejtori i Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Ali Ibë Neza”, Tropojë, shtetasi B. B., ka kallëzuar se gjatë natës, shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në godinën e shkollës dhe kanë dëmtuar disa pajisje të kësaj shkolle (dyert dhe tabelat mësimore të 4 klasave). Vijon puna për zbardhjen e këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
Elbasan/Informacion paraprak-Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Qafë Thanë – Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. Rr., 34 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. K., 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi E. Rr.dhe shtetasit I. B., rreth 65 vjeç dhe N. K., 73 vjeçe (pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin P. K.), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 7”, vihen në pranga 4 shtetas.Transportonin kundrejt fitimit, me 2 automjete, 4 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej të cilëve kreu dhe manovra të rrezikshme me automjetin.Vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, të cilët kontrollonin rrugën, me qëllim që të sinjalizonin 2 drejtuesit e automjeteve që transportonin emigrantët, nëse kishte shërbime të Policisë. Njërit prej bashkëpunëtorëve, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.Sekuestrohen 3 automjete, 4 aparate celulare, një shumë parash, një sasi kanabisi dhe dokumente identifikimi të emigrantëve.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 7”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:-B. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë;-F. Xh., 29 vjeçe, banuese në Prizren, Kosovë;-G. V., 25 vjeç, banues në Obeliq, Kosovë;-I. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për disa shtetas që do të transportonin kundrejt pagesës, emigrantë të paligjshëm, për të kaluar ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Qafë Plloçë, bënë të mundur lokalizimin e automjetit tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin B. B. dhe pasagjere shtetasen F. Xh., si dhe 2 automjeteve të tjera tip “Audi Q5”, me drejtues shtetasit G. V. dhe I. A.Sapo kanë konstatuar se ishin në ndjekje nga Policia, shtetasit I. A. dhe G. V. janë larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar. Për të shmangur përgjegjësinë ligjore, ata kanë zbritur nga automjetet e tyre 4 emigrantët të cilëve iu kishin premtuar transportimin drejt BE-së, kundrejt fitimit.Shtetasi G. V., gjatë ndjekjes nga Policia, ka kryer manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, por më pas është kapur dhe neutralizuar.Nga hetimet e kryera, rezultoi se shtetasi B. B. dhe shtetasja F. Xh. qarkullonin me automjetin tip “Volksëagen”, përpara 2 automjeteve të tjera, me qëllim që të kontrollonin rrugën dhe të sinjalizonin shtetasit G. V. dhe I. A., për prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit B. B. iu gjet një sasi e vogël e lëndës e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 4 aparate celulare, një shumë parash dhe dokumentet e identifikimit të emigrantëve.Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kaojen e personave të tjerë të përfshirë në të.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 81 shtetas, konkretisht: 27 shtetas janë vënë në pranga, 48 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste-2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, janë evidentuar 2 raste – 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste- 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 5 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar edhe 1 rast i falsifikimit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe një rast i mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet një call center-i, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” janë evidentuar 4 raste- 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, janë evidentuar 3 raste- 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 10 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për raste të tjera- 5 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Vetëgjyqësia”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar:
-1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Dëshmia e rreme”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 1 shtetas është dëmtuar. Janë evidentuar në total 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.