Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Tiranë-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Escape”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.Kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar, i cili në muajin gusht të këtij viti, përplasi automjetin që drejtonte me shpejtësi së lartë, me bordurën anësore te Liqeni Artificial, dhe më pas u largua.28-vjeçari, i shpallur në kërkim edhe për dhunë në familje, pasi është dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër penale.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në të dhënat për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Për këtë rast është finalizuar operacioni policor i koduar “Escape”, si rezultat i të cilit, mbrëmjen e djeshme, në rrugën “5 Maji”, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi:Emiljano Nina, 28 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas, në muajin gusht të këtij viti, duke drejtuar një automjet tip “BMË”, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore te Liqeni Artificial. Pas aksidentit, ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.Gjithashtu, ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër penale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
PKK Rinas/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.Sekuestrohen 23 000 euro të padeklaruara konform ligjit në fuqi.Procedohet penalisht 63-vjeçari nga Turqia, i cili tentoi t’i nxirrte paratë nga vendi ynë, duke i fshehur në çantën e shpinës.Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, shtetasin nga Turqia, A. C..Gjatë kontrolleve, këtij shtetasi iu gjetën në çantën e shpinës, 23 000 euro që tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk A. C., 63 vjeç, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e parave.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Tiranë-Vihen në pranga 2 shtetas që falsifikuan biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i shitën ato me çmime të larta.Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë falsifikuar dhe shitur rreth 60 bileta të tilla, për këtë ndeshje. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit të shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime shumë të larta, me anë të mashtrimit, që u godit ditën e djeshme, kanë vënë në pranga 2 nga shtetasit që ishin në hetim për këtë rast, konkretisht:A. O. dhe S. A., të dy banues në Tiranë.Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i kanë shitur ato me çmime deri në 400 euro. Pasi qytetarët kanë paraqitur këto bileta, për të hyrë në stadium, janë krijuar probleme teknike sepse biletat ishin të dubluara.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 93 shtetas, konkretisht: 25 shtetas janë vënë në pranga, 60 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste – 2 shtetas është janë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera-1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të krimeve ekonomike- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i krimeve kompjuterike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Në kuadër të operacionit “Fazat” u godit një rrjet kriminal për dhënien ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve. Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga 9 shtetas, u shpallën në kërkim 2 shtetas dhe u procedua në gjendje të lirë 1 shetetase tjetër.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 4 raste, 2 prej të cilave me autor ende të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste- 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 5 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, “Vetëgjyqësia”, “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Përdorimi me keqdashje për shkak të detyrës”, “Fyerja”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprave penale:
-“Heqja e paligjshme e lirisë”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”, me 2 shtetase të vëna në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-“Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
2 shtetas të akuzuar ose të dënuar për mosbindje/kundërshtim të urdhrave të punonjësve të Policisë, janë kapur dhe ndaluar.
Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.