Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Vlorë-Finalizohet nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Fier, operacioni policor i koduar “Amid”.Asgjësohen me anë të djegies 4930 bimë narkotike që ishin kultivuar në një parcelë me misër, në fshatin Bishan.Zbulohet në afërsi të parcelës, një magazinë e përshatur për tharjen e bimëve narkotike.Sekuestrohen 198 kilogramë kanabis në proces tharjeje, 2 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekësh luftarak, që u gjetën gjatë kontrollit të magazinës.Kapen dhe vihen në pranga 3 autorët e dyshuar, të cilët dyshohet se kultivonin bimët narkotike dhe përgatitnin lëndën narkotike kanabis, për shitje.Ndiqen penalisht kryeplaku i fshatit Bishan dhe 3 punonjës policie, pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën duke mos përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë për kontrollin e zonës.Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me strukturat e DVP Fier, operacionin policor të koduar “Amid”.Gjatë operacionit, në fshatin Bishan, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara mes një parcele me misër, në pronësi të shtetasit D. M., 4930 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.Nga kontrolli i territorit, në afërsi të kësaj parcele është zbuluar një magazinë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike, në pronësi të shtetasit S. Ll.Në këtë magazinë janë gjetur 198 kg lëndë narkotike në proces tharjeje, 2 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekësh luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:- S. Ll., 40 vjeç dhe D. Ll., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bishan.- D. M., 69 vjeç, banues në fshatin Bishan.Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:-B. H., 61 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Bishan.Si dhe për 3 punonjës policie, të cilët edhe janë pezulluar nga detyra, konkretisht:- Nënkomisar K. P., me detyrë shef i Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë;- Nënkomisar F. M., me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Vlorë;- Inspektor M. A., me detyrë ndihmësspecialist (SPZ) në Komisariatin e Policisë Vlorë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.Policia e Shtetit siguron edhe një herë qytetarët se është e vendosur për të luftuar krimin, në çdo fushë, gjë që po e tregon me rezultatet e këtij operacioni, sidomos me vendosmërinë për të larguar nga radhët e saj, çdo punonjës policie që kryen veprime në shkelje të detyrës. Në këtë kuadër, fton çdo qytetar që të mos hezitojë të informojë për rastet kur punonjësit e Policisë abuzojnë me detyrën.
DVP Dibër/ Arrestohen në flagrancë dy shtetas për vepra të ndryshme penale.
✅Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, vihet në pranga 32-vjeçari në Dibër.
✅Goditi me sende të forta një 56-vjeçar, arrestohet nga Policia 25-vjeçari në Bulqizë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin M.T., 32 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.T., 25 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime trupore, shtetasin B.B., 56 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Divjakë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Done deal”.Si rezultat i informacioneve nga inteligjenca policore, goditet në flagrancë një rast i shit-blerjes së dozave të cannabis sativës.Arrestohet 23-vjeçari që po shiste dozat dhe procedohet në gjendje të lirë 20-vjeçari që po i blinte ato.Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 267 doza, me qëllim shitjen.Në vijim të operacioneve antidrogë, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Done deal”.Gjatë operacionit, në lagjen nr. 2, Divjakë, u kap në flagrancë shtetasi K. F. teksa i shiste doza cannabisi, shtetasit E. N. Në vijim, gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit K. F., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 267 doza, të gatshme për shitje.Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi K. F., 23 vjeç, u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. N., 20 vjeç, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dozat e lëndës narkotike.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
DVP Gjirokastër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ç., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, në gjendje të dehur, ka goditur 2 automjete të parkuara në anë të rrugës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Th., 39 vjeç, banues në Përmet, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një armë sportive që e mbante pa lejen përkatëse, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
-Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër është dërguar pa shenja jete, shtetasi Ch. K., 51 vjeç, banues në Gjermani. Nga verifikimet e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 22 shtetas janë vënë në pranga, 57 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste – 8 shtetas është janë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste- 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 4 raste-1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të krimeve ekonomike- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 12 raste, 6 prej të cilave me autor ende të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste në të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të vëprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të vëprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, si dhe nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Dhunimi i banesës”, “Ngacmimi seksual” dhe “Prishja e qetësisë publike” me 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 3 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 7 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.