Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive
Kamëz/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Cancelled”.Lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.36-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak, një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, që iu gjetën 36-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur në rrugën “Nënë Tereza”, në Kamëz, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cancelled”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Kamëz.Gjatë operacionit, në rrugën “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin E. M., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, krehër dhe municion luftarak.Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit dhe municionin luftarak.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Trick”.Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 4 vjet burgim, pasi i mori 270 000 euro një shtetaseje, duke e mashtruar.Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Trick”.Si rezultat i këtij operacioni, në Pezë, u kap shtetasi në kërkim Andi Alimehmeti, 53 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.53-vjeçari i ka marrë një shtetaseje, shumën 270 000 euro, duke e mashtruar atë se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjensi turistike që kishte në pronësi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “District”, për goditjen e një tjetër rasti të shitjes së drogave të forta, në doza.Kishte përshtatur lokalin e tij, në lagjen “16 prilli”, për përdorim dhe shitje të dozave të lëndës narkotike kokainë, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari.Sekuestrohen dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, para të përfituara nga shitja e tyre dhe 3 celularë.Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Policia e Fierit, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier dhe ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “District”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi E. R., 54 vjeç, banues në Fier.Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin në pronësi të 54-vjeçarit, në lagjen “16 prilli”, shërbimet e Policisë konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, në doza.Nga ky ambient, me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 50 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, 250 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale dhe 3 celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.
Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasen E. M., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për nënën e 27-vjeçares, shtetasen E. M., 53 vjeçe, të dyja banuese në lagjen nr.1, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë (shkop), fqinjin e tyre 78-vjeçar.
Po këta specialistë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, arrestuan shtetasit D. Ll., 35 vjeç dhe M. L., 41 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin F. R., 35 vjeç, të tre banues në Laç, pasi në lagjen nr. 17, kanë vjedhur një motomjet. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 93 shtetas, konkretisht: 24 shtetas janë vënë në pranga, 57 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste- 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste, me 4 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 12 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të krimeve ekonomike, me 2 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste, 3 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 16 raste, 3 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar 4 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetase të vënë në pranga dhe 4 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në kuadër të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Poloni, janë referuar materialet për një grup tifozësh, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Për një rast të veprave penale “Përnjekja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, të kryera më parë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Vepra të turpshme”, “Keqtrajtimi i kafshës” dhe “Marrja e padrejtë e fëmijës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilave 4 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.