Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Connections”.Kultivonin bimë cannabisi, si dhe përgatitnin në doza këtë lëndë narkotike dhe lëndë narkotike heroinë, me qëllim shitjen, arrestohen në flagrancë 2 vëllezër.Operacioni, në bazë të inteligjencës policore në lidhje me veprimtarinë kriminale të këtyre 2 vëllezërve.Asgjësohen bimë narkotike të kultivuara, si dhe sekuestrohen heroinë, cannabis dhe një armë gjahu të cilën e mbanin pa leje.Në vijim të punës së Policisë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, bazuar në inteligjencën policore se 2 vëllezër ishin të implikuar në veprimtari kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Connections”.Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit I. H., 49 vjeç dhe G. H., 44 vjeç (vëllezër).Gjatë kontrolleve në banesën e tyre, në fshatin Mbyet, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe cannabis sativa, të ndara në rreth 90 doza të gatshme për shitje, si dhe një armë gjahu që posedohej pa leje. Në vijim, gjatë kontrolleve në afërsi të banesës, u gjetën të kultivuara 40 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dozat e lëndëve narkotike dhe arma e gjahut, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, bimët narkotike.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Takimi”.Përvetësuan shuma të ndryshme parash, nëpërmjet mashtrimit kompjuterik, duke hapur llogari me të dhëna false në rrjete sociale, identifikohen dhe procedohen penalisht 3 shtetas.Falë punës intensive të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, zbardhen dhe dokumentohen rreth 150 raste të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik, prej të cilave këta shtetas kanë përvetësuar shumën rreth 30 000 euro.Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, gjatë monitorimeve të rrjeteve sociale dhe burimeve te hapura, kanë konstatuar llogari të ndryshme me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.Gjatë monitorimeve të këtyre llogarive janë konstatuar publikime të ndryshme në të cilat premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme monetare, dhe menjëherë është organizuar puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik.Pas një pune të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Takimi”, në kuadër të cilit u identifikuan dhe proceduan penalisht tre shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç.Tre autorët, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme, dhe me anë të postimeve në këto profile, premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme. Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin.DVP Tiranë fton qytetarët që nqs do të konstatojnë profile të tilla nëpër rrjete sociale, të paraqiten në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në DVP Tiranë.
Krujë-Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.Finalizohet faza e 40-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.Gjatë zhvillimit të kësaj faze, u asgjësuan 328 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të malësisë së Krujës.Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 39 342 bimë narkotike kanabis.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 40-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 328 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Metoda”.Operacioni, rezultat i hetimeve intensive, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për zbardhjen e 7 vjedhjeve të kryera gjatë një viti.Përdornin shkallë dhe litarë, për të ngjitur katet e pallateve, ku vidhnin shuma të konsiderueshme parash, bizhuteri floriri dhe aksesorë të tjerë, identifikohen dhe arrestohen 3 shtetas.Të arrestuarit vepronin si grup dhe mbanin në vëzhgim banesat e biznesmenëve dhe të shtetasve me funksione publike, që t’i kryenin vjedhjet kur nuk kishte njerëz në këto banesa.Sekuestrohen rreth 115 000 lekë, bizhuteri dhe aksesorë të tjerë të vjedhur, si dhe veshje të përdorura nga të arrestuarit, gjatë vjedhjeve, 2 celularë dhe 3 automjete.Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, menjëherë pas denoncimeve të disa qytetarëve, se në banesat e tyre, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, iu kishin vjedhur para dhe sende me vlerë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Metoda”.Në kuadër të këtij operacioni u identifikuan dhe u arrestuan shtetasit I. Sh., 26 vjeç, A. R., 32 vjeç dhe A. N., 55 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi rezulton se:më datë 05.06.2023, kanë vjedhur në banesën e shtetases V. P., 3 çanta dhe 3 000 euro;më datë 16.10.2022, në banesën e shtetasit N. R., kanë vjedhur 40 000 lekë dhe 2 bizhuteri floriri;më datë 21.01.2023, në banesën e shtetases A. L., kanë vjedhur 11 000 euro dhe bizhuteri me vlerë 5000 euro;më datë 09.05.2023, në banesën e shtetasit S. A., kanë vjedhur 1 000 000 lekë dhe bizhuteri me vlerë 200 000 lekë;më datë 15.07.2023, në banesën e shtetasit Y. Ç., kanë vjedhur 4000 euro dhe 150 000 lekë;më datë 31.08.2023, në banesën e shtetasit E. K., kanë vjedhur 1500 euro;më datë 30.09.2023, në banesën e shtetasit A. S., kanë vjedhur 100 000 lekë dhe bizhuteri floriri.Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës pranë Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 111 shtetas, konkretisht: 24 shtetas janë vënë në pranga, 75 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste – 3 shtetas është janë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 5 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste- 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të krimeve ekonomike- 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të falsifikimit të dokumenteve- 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të krimeve kompjuterike, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastin tjetër janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas të mitur. Gjithashtu, për një rast tjetër të krimeve në këtë fushë, është ndaluar një shtetas.
Është evidentuar 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 10 raste, 7 prej të cilave me autor ende të paidentifikuar. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë shpallur në kërkim, për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 5 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar nga 2 raste të veprave penale: “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Përndjekja”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.