Raporti 72-orësh i ngjarjeve, 7,8,9 tetor, 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Peqin-U dogjën mbetje spitalore që ishin hedhur në kundërshtim me ligjin, në afërsi të një kopështi fëmijësh, procedohet penalisht administratori i firmës private, përgjegjëse për menaxhimin e këtyre mbetjeve.Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të një rasti të djegies së mbetjeve spitalore të hedhura në afërsi të një kopështi fëmijësh, në fshatin Shezë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetasit përgjegjës për këtë rast.Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës private përgjegjëse për menaxhimin e këtyre mbetjeve.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”

Plazh, Durrës-Dëmtoi me mjet prerës, një 17-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe shoqërohet në ambientet e Policisë 30-vjeçari.Pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit B. M., 30 vjeç dhe një 17-vjeçari, në ambientet e jashtme të një picerie, shtetasi B. M. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), 17-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë mbërritur në vendngjarje, kanë kapur shtetasin B. M. dhe e kanë shoqëruar atë, në ambientet e Stacionit të Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Durrësit, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme.

Shkodër-Kanosi dhe dhunoi babanë e tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje nga ai, si dhe kishte në posedim një armë imituese, vihet në pranga 37-vjeçari.Gjithashtu, në një ambient të marrë me qira, të përshtatur me kompjuterë dhe me pajisje të tjera elektronike, 37-vjeçari menaxhonte llogaritë që kishte në Facebook dhe në ËEB, të cilat i keqpërdorte për të fyer dhe për të shpifur për shtetas të ndryshëm.Sekuestrohen një armë imituese e armës së zjarrit, 2 kompjuterë, 2 celularë dhe pajisje të tjera elektronike.Si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të një shtetasi, se djali i tij e kanoste dhe e dhunonte, ndërkohë që kishte marrë urdhër mbrojtjeje nga ai, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin R. S., 37 vjeç, banues në Shkodër.Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shërbimet e Policisë kryen kontrolle në banesën e 37-vjeçarit, ku gjetën një armë imituese të armës së zjarrit.Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se shtetasi R. S., në një ambient të marrë me qira, menaxhonte nëpërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike, llogaritë që kishte në Facebook dhe në ËEB, në të cilat postonte fyerje dhe shpifje kundrejt shtetasve të ndryshëm, disa prej tyre me funksione publike.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje”, “Fyerja”,  “Shpifja”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Belsh/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokaliteti”, kundër armëmbajtjes pa leje.Operacioni, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme në këtë fushë, është rezultat i ndjekjes me metoda proaktive të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.Mbante armë zjarri pa leje, vihet në pranga 56-vjeçari.Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale  arma e zjarrit pistoletë.Në vijim të punës së pandërprerë të Policisë, me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe ato të Stacionit të Policisë Belsh kanë siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri.Ky informacion është ndjekur proaktivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe si rezultat i ndërhyrjes profesionale dhe të koordinuar me shërbimet e 0Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, është finalizuar operacioni “Lokaliteti”.Në kuadër të këtij operacioni,  në fshatin Lokalitet, në banesën e 56 vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan  një armë zjarri pistoletë.Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi B. Q., 56 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Mirditë-U konfliktuan fizikisht, në Rrugën e Kombit, dhe dëmtuan autobusët me të cilët udhëtonin, shoqërohen në ambientet e Policisë, 106 tifozë të ekipeve të futbollit “KF Tirana” dhe “KF Vllaznia”.Prej tyre, vihen në pranga 8 tifozë dhe procedohen penalisht 20 të tjerë.Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ato të komisariateve në varësi të saj, sapo janë njoftuar se në Rrugën e Kombit, tifozët e 2 skuadrave të futbollit në vendin tonë, po konfliktoheshin fizikisht, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të 106 tifozëve (nga të dyja ekipet) të përfshirë në konflikt.Në vijim të veprimeve procedurale për paligjshmëritë e kryera (konflikt fizik dhe dëmtim të autubusëve me të cilët udhëtonin), u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. X., 20 vjeç, K. Z.,18 vjeç, R. M., 18 vjeç, I. A., 18 vjeç, K. D., 38 vjeç, R. L., 18 vjeç, F. K., 18 vjeç dhe F. Sh., 20 vjeç.Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 20 tifozë të tjerë, nga të dyja ekipet.Ndërkaq, tifozët e tjerë të shoqëruar, në përfundim të veprimeve procedurale, janë lënë të lirë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkaterrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Tepelenë-Shitën ilaçet e spitalit të Tepelenës, në farmacinë private të një 42-vjeçareje, për të përvetësuar pagesat, procedohen penalisht 2 shtetase (me detyra shefe e Shërbimit dhe kryeinfermiere në spitalin e Tepelenës).Procedohet penalisht dhe 42-vjeçarja (me profesion farmaciste) e cila u implikua në këtë veprimtari kriminale.Sekuestrohen dokumente të spitalit (kartela dhe regjistra) që dyshohet se janë plotësuar fiktivisht për të marrë ilaçet.Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të një rasti të shitjes së ilaçeve me vulën e spitalit të Tepelenës, në një farmaci private, për llogari të 3 shtetaseve (2 prej tyre, punonjëse në këtë spital), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetaset përgjegjëse për këtë rast.Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:-K. Gj., 44 vjeçe, banuese në Tepelenë, me detyrë shefe e Shërbimit, në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor, Tepelenë;-N. Z., 61 vjeçe, banuese në Tepelenë, me detyrë kryeinfermiere, në Urgjencën e Drejtorisë së Shërbimit Spitalor, Tepelenë;-J. Gj., 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion farmaciste, pronare e subjektit privat ku shiteshin ilaçet me vulën e spitalit të Tepelenës.Në vijim, gjatë kontrolleve në spitalin e Tepelenës dhe në farmacinë e shtetases J. Gj., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, kartela dhe regjistra mjekësorë që dyshohet se janë plotësuar me të dhëna fiktive, për të shitur ilaçe për përfitime personale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Divjakë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Repeat”, për zbardhjen e vjedhjeve të kryera gjatë 2 javëve të fundit, në 5 banesa të ndryshme në fshatin Shën e Premte, Divjakë.I vodhën me dhunë, një shtetaseje të moshuar, bizhuteritë e floririt që kishte në banesë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.Nga hetimet rezultoi se këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera, të kryera në banesa aktualisht të pabanuara.Sekuestrohen bizhuteritë e floririt, pajisje elektroshtëpiake dhe produkte të tjera, të vjedhura nga këta shtetas.Si rezultat i administrimit me përparësi të kallëzimit të një 81-vjeçareje, se 2 shtetas i kishin vjedhur me dhunë, bizhuteritë e floririt që kishte në banesë, në fshatin Shën e Premte, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Repeat”, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve A. B., 25 vjeç dhe G. K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Shën e Premte.Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 javëve të fundit, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pije alkoolike, në 4 banesa të tjera, në të njëjtin fshat, pronarët e të cilave aktualisht janë jashtë shtetit.Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Porosia”.Operacioni, rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të iniciuar nga Policia e Elbasanit, në muajin maj 2023, dhe të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.Si rezultat i operacionit vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.Sekuestrohen rreth 22 kg kanabis, 2 armë gjahu dhe municion luftarak.Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike (disa prej tyre të realizuara në kuadër të megaoperacioneve “Rrjeti” dhe “Tempulli”), si dhe si rezultat i një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në bazë të informacioneve të siguruara nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, gjatë vitit 2023, këta specialistë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor antidrogë të koduar “Porosia”.Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit S. M., 59 vjeç, Y. B., 47 vjeç dhe F. B., 35 vjeç, të tre banues në Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u shpall në kërkim shtetasi N. M., 33 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit.Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 22 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu dhe municion luftarak, të cilat u gjetën gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim N. M.Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dhe me strukturat hetimore të dvp-ve Vlorë dhe Fier, vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve, veprimtari të cilat dyshohet se janë të shtrira në disa qarqe.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 274 shtetas, konkretisht: 70 shtetas janë vënë në pranga, 184 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 20 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 11 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 30 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera-10 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 48 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 10 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 5 shtetas dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 9 raste-5 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të krimeve kompjuterike, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastin tjetër 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 18 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 8 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 37 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 8 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 54 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 13 raste, me 9 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 23 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale:

-“Falsifikimi i dokumenteve”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Shpifja”, me 3 shtetas të vënë në pranga;

-“Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Ngacmimi seksual” dhe “Përndjekja”, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-“Marrja e padrejtë e fëmijës”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në vijim, janë evidentuar:

-7 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 8 shtetas të vënë në pranga dhe 26 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste në fushën e kundërshtimit/mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Fyerja”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Dhunimi i banesës”, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastin tjetër 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

2 shtetas të kërkuar përkatësisht për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”, janë kapur dhe vënë në pranga, ndërsa një shtetas i kërkuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, është kapur dhe ndaj tij ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 12 aksidente, si pasojë e të cilave 17 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 49 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 23 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 25 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.