Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
DVP Vlorë-Kanosi me armë gjahu, një shtetas, për motive të dobëta, vihet në pranga 47-vjeçari.Sekuestrohet arma e gjahut që 47-vjeçari e posedonte pa leje.Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Cerkovinë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, kishte kanosur me armë gjahu shtetasin L. B., 57 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. Q. Gjithashtu u sekuestrua arma e gjahut tip çifte, që ky shtetas e kishte fshehur në banesë dhe e posedonte pa leje.Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua shtetasi M. C., 52 vjeç, pasi është kapur në flagrancë, në lagjen “24 Maji”, duke vjedhur biçikletën e një shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 2, ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati, shtetasja S. A., 72 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari që kryente këtë veprimtari kriminale.Sekuestrohet sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza të gatshme për shitje.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se në afërsi të shkollave në Kombinat, një shtetas shiste lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.Si rezultat, në afërsi të një shkolle në rrugën “Haki Stërmilli” , u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., 24 vjeç, banues në Krujë.Gjatë kontrollit fizik ndaj 24-vjeçarit dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në afërsi të shkollave, në zonën e Kombinatit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Berat/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”.Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike.Vihen në pranga 3 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, të cilët u kapën në flagrancë me lëndë narkotike në automjet.Sekuestrohen 519 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, një sasi lënde narkotike heroinë e ndarë në doza të gatshme për shitje, municion luftarak, 3 celularë dhe 1 automjet.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të veprimeve operacionale për megaoperacionin “Tempulli”, kanë goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike.Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. M., 30 vjeç dhe A. H., 39 vjeç, të dy banues Berat; V. D., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, Berat. Shërbimet e Policisë Rrugore, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë ndaluar në qytetin e Dimalit, automjetin me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjerë 2 shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur 519 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, që u gjet gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
DVP Lezhë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.Goditen 2 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në Lezhë dhe në Mirditë.Vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohen 68 doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, dhe municion luftarak.Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera në këtë fushë.Në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit S. L., 26 vjeç, banues në Pukë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur atij, doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje.Në Mirditë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit N. Rr., 31 vjeç dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, si dhe një sasi municioni luftarak.Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë këta 2 shtetas, ndërsa sasitë e lëndës narkotike (në total 68 doza) dhe sasia e municionit luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.
DVP Gjirokastër/Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Ndërmjetësi”.Sekuestrohen 236 gramë kokainë, 253 fara canabis sativa, 2 peshore elektronike dhe 3 celularë.Si rezultat i operacionit u vunë në pranga 2 shtetas që mbanin në banesat e tyre, lëndën dhe farat narkotike, me qëllim shitjen.Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive, për disa muaj, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Gjirokastër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ndërmjetësi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:- E. B., 35 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesat e këtyre 2 shtetasve, në të cilat kanë gjetur 253 fara cannabis sativa, 236 gramë kokainë dhe 2 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Lezhë/ Dhunoi fizikisht arbitrin gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “KF Shënkolli”-“KF Sopoti”, vihet në pranga 31-vjeçari, futbollist i ekipit “KF Shënkolli”.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. Z. 31 vjeç, banues në Lezhë, futbollist i ekipit “KF Shënkolli”, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.31-vjeçari, ditën e sotme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “KF Shënkolli”-“KF Sopoti”, në stadiumin e Shënkollit, ka dhunuar fizikisht arbitrin e ndeshjes, shtetasin A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spital për asistencën e nevojshme mjekësore.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
FAST Albania-Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Finalizohet operacioni policor i koduar “Continues”, i zhvilluar nga Fast Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe Interpol Tiranën.Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane, i cili fshihej në Laç.22-vjeçari akuzohet për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në mënyrë të përsëritur.Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhviluara nga njësia speciale për kapjen e shtetasve në kërkim “FAST Albania”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, bazuar në inteligjencën policore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar D. Gj., 22 vjeç, banues në Laç.Pas verifikimeve të kryera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bë arrestimi i 22-vjeçarit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.Më datë 29.09.2023, ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur, pasi Gjykata e hetimeve paraprake në Milano, Itali, më datë 06.09.2023, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të sipërcituara.Ky shtetas, gjatë muajit gusht të vitit 2023, në Cassano d’Adda dhe Vaprio d’Adda, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, i ka vjedhur shuma parash disa adoleshentëve, duke përdorur dhunë ndaj zyre.Gjithashtu, ka rrëmbyer një shtetas dhe ka kërkuar një shumë të madhe eurosh, në këmbim të lirimit të tij.Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 22”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit.Bashkëpunëtorë për të transportuar me automjete, 10 emigrantë, kundrejt pagesës kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas.Njëri prej të arrestuarve posedonte edhe një sasi të vogël lëndë të dyshuar kokainë.Sekuestrohen 2 automjete, një sasi me kokainë, një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 4 celularë.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 22”.Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit A. D., 38 vjeç, A. D., 37 vjeç, M. H., 43 vjeç dhe B. G., 45 vjeç, banues në Elbasan.Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të vendit të quajtur Qafë Plloçë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. G. dhe pasagjer shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u konstatuan 10 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin nga këta shtetas kundrejt pagesës, drejt vendeve të BE-së.Në vijim të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga edhe dy shtetasit e tjerë A. D. dhe A. D., të cilët u konstatuan në afërsi të fshatit Çiflig, Korçë, me automjetin tip “Benz”, ku nga hetimet e kryera rezultoi se ishin bashkëpunëtorë në këtë veprimtari të paligjshme. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar 38-vjeçarit A. D., iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete, 4 celularë dhe një shumë parash.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 226 shtetas, konkretisht: 72 shtetas janë vënë në pranga, 144 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 27 raste- 14 shtetas janë vënë në pranga dhe 22 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 27 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 37 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 10 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste-1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufirit shtetëror, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 16 raste, 6 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 8 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 14 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 19 raste, me 7 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 17 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 22 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-9 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësit qe kryen funksion publik, me 7 shtetas të vënë në pranga dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 12 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale:
-“Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 4 shtetas të vënë në pranga;
-“Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-në fushën e krimeve kompjuterike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-“Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-“Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-“Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-“Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Fyerja”, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, “Dhunimi i banesës”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Braktisja e fëmijëve të mitur” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, është kapur dhe vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 16 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 17 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 40 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 23 shtetas janë vënë në pranga dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.