Raporti 72-orësh i ngjarjeve, 25, 26, 27 nëntor, 2023

Raporti 72-orësh i ngjarjeve, 25, 26, 27 nëntor, 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 182 shtetas, konkretisht: 42 shtetas janë vënë në pranga, 123 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 17 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste- 10 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.  

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 20 raste, 2 prej tyre me autorë të shpallur në kërkim, ndërsa për rastet e tjera 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 22 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste- 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 12 raste-5 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 4 raste të mashtrimit, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufirit shtetëror, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 17 raste, 10 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 13 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 18 raste- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 17 raste, me 8 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 22 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Keqtrajtimi i të miurit”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

-3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 3 të vënë në pranga;

-4 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale:

“Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Dhunimi i banesës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, për secilin rast;

“Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të vënë në pranga.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 13 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 20 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 29 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 17 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.