Raporti 72-orësh i ngjarjeve, 16,17,18 nëntor, 2023
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 178 shtetas, konkretisht: 62 shtetas janë vënë në pranga, 106 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 18 raste- 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 18 raste- 8 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Në lidhje me njërin nga këto raste janë vënë në pranga 12 shtetas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 3 raste- 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 8 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufirit shtetëror, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 15 raste, 9 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 23 raste- 4 shtetas janë arrestuar në flagrancë, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 21 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 13 raste, me 7 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 26 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-4 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”- 3 shtetas janë arrestuar, 1 është shpallur në kërkim;
-2 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj udhrit të punonjësit të policisë”- 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”- 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
Është evidentuar nga 1 rast i veprave “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Ngacmimi seksual” dhe “Shtrëngimi me atë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga për secilin rast.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 13 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 23 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 36 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 13 shtetas janë vënë në pranga dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.