Qarkullonte me armë pa leje dhe me thikë, arrestohet në flagrancë nga Komisariati nr. 3

Tiranë

Qarkullonte me armë pa leje dhe me thikë në ambiente publike, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, falë bashkëpunimit me qytetarët.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “pistoletë”, 30 fishekë dhe një armë e ftohtë “thikë”.

Në kuadër të planit masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. H., 56 vjeç banues në Tiranë.

Ky shtetas kishte hyrë në një lokal në rrugën “Don Bosko”, por është denoncuar nga qytetarët të cilët kanë njoftuar në numrin 112, kur kanë konstatuar se ky person mbante një armë zjarri në brez.

Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Komisariatit Nr. 3, bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të lartpërmendur.

Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti dhe sekuestroi një pistoletë tip TT me krehër dhe 7 fishekë, një mjet prerës “thikë” dhe një sasi lekësh.

Policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi, ku ka gjetur dhe sekuestruar edhe 23 fishekë të tjerë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”