Qarku Korçë – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. Vihen në pranga 4 shtetas sirianë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Vihen në pranga 4 shtetas sirianë.

Njëri prej të arrestuarve u kap duke transportuar kundrejt fitimit, me një mjet të vjedhur të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, tre personat e tjerë (emigrantë të paligjshëm), si edhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatet e Policisë Devoll dhe Maliq, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I. B., 34 vjeç; H. S., 23 vjeç; J. G., 36 vjeç dhe O. K., 29 vjeç, banues në Siri.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin rezulton se kanë vjedhur mjetin tip “Opel” në pronësi të shtetasit E. A., banues në Bilisht. Këtë mjet e drejtonte pa leje drejtimi shtetasi I. B., i cili synonte t’i transportonte tre shtetasit e tjerë drejt Tiranës.

Në afërsi të vendit të quajtur “Tyrbja e Gocës”, në Maliq, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar lehtë të katërt këta shtetas, të cilët morën ndihmën e parë në spitalin e Korçës.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.