Qarku Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale

Qarku Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin O. Ç., 36 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë kontrollit fizik 36-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël e lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një aparat celular.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur dy automjete të tjera të parkuara në rrugë, duke iu shkaktuar dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se shtetasi R. M., drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

-Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim A. D., 62 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, e ka dënuar me 20 ditë burg për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.