Qarku Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë ndaluan shtetasin V. B., 31 vjeç, banues në Shënvlash, Durrës, pasi u konstatua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë plagosjen e rëndë. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Durrës.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. K., 38 vjeç, banues në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi në fshatin Dardhë, Korçë, u kap duke transportuar një sasi lënde drusore, të prerë në mënyrë të paligjshme.
-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. T., 61 vjeç, banues në Korçë pasi gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në automjetin që drejtonte 61-vjeçari, u gjetën të fshehur 2 emigrantë, të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga ky shtetas me qëllim kalimin e kufirit, ilegalisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.