Qarku Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Qarku Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Kuç, Devoll, gjatë patrullimit të kryer nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, u kap duke transportuar me automjetin tip “Citroen”, kundrejt fitimit, 6 emigrantë nga Vendet e Treta.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin G. T., 51 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi në lagjen nr.16, Korçë, u konstatua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një konflikt në lagjen nr. 3, Korçë, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe D. B., 60 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin, me mjete të forta, duke shkaktuar dëmtime të lehta.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 2, dyshohet se ka dëmtuar me gurë, vetratën e një banke.

Më datë 13.03.2024, në mbrëmje, në lagjen nr. 9, Korçë, në banesën e shtetases A. B., 67 vjeç (e cila aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë), dyshohet se është vjedhur një shumë parash. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.