Qarku Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. D., 59 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan.
Gjithashtu, këto shërbime, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin S. Xh., 33 vjeç, banues në Australi, gjetën një armë sportive pushkë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, pasi dyshohet se posedohej pa leje. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. F., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Republika”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet tjetër dhe nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas verifikimeve, rezultoi se 61-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. K., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në vendparkimin e automjeteve, në një qendër tregtare, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 48-vjeçar.
Më datë 28.11.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja K. L., 56 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. L., 20 vjeçe, banuese në Korçë, e cila sipas deklarimit të 56-vjeçares, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.