Qarku Korçë – Procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. T., 62 vjeç, banues në Stamboll, Turqi, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë, gjatë procedurës së skanimit të kamionit tip “DAF” që drejtonte ky shtetas, në rimorikon e tij, gjetën të fshehur 4 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin të kalonin drejt vendeve të BE-së.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi në afërsi të fshatit Golik, Pogradec, ky shtetas u kap duke transportuar me mjtin tip “Benz”, një sasi drush zjarri, pa dokumentacionin përkatës.

Më datë 15.06.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka bërë kallëzim shtetasi N. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, i cili ka deklaruar se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi M. Ç., 26 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.