• Në Korçë, arrestohet në flagrancë shtetasi H.Z., 63 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kultivuar në fshatin Kreshovë, një sasi bimësh narkotike të dyshuara kanabis, të cilat Policia i gjeti gjatë kontrolleve dhe sekuestroi në cilësinë e proves materiale, së bashku me një armë gjahu pa leje që ky shtetas posedonte në banesën e tij.
Lidhur me këtë ngjarje, u proceduan penalisht në gjendje të lirë një teknik pyjesh, roja dhe kryetari i fshatit Krushovë, konkretisht shtetasit M.B., 64 vjeç, F.B., 55 vjeç, K.N., 66 vjeç, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos bërë kallëzimin e krimit, pranë organeve përkatëse.
• Ndërsa në Maliq, filloi procedimi penal ndaj Drejtorit të Policisë Pyjore, tre inspektorëve, si edhe një tekniku pyjesh për veprën penale “Moskallëzim krimi”, konkretisht shtetasve M.N., 34 vjeç, inspektorëve E.Q., 37 vjeç, J.LL., 38 vjeç dhe K.M., 36 vjeç, si edhe teknikut Q.C., 64 vjeç, pasi dyshohet se këta shtetas, nuk kanë kallëzuar pranë organeve përkatëse, për një sasi bimësh të dyshuara narkotike kanabis, të cilat Policia i gjeti të kultivuara, gjatë kontrolleve të ushtruara në territorin e fshatit Lozhan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.