Qarku Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 23 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç, banues në Korçë, pasi janë kapur në lagjen nr. 10, në tentativë për të vjedhur tek “Qyteza e fëmijëve”. Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se këta shtetas, në lagjen nr. 9, Korçë, kanë vjedhur 7 celularë në dyqanin e një shtetasi, si dhe në lagjen nr. 13, kanë tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi tjetër. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 celularët e vjedhur.
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. C., 26 vjeç, banues në Bilisht, pasi në hyrje të fshatit Bitinckë, dyshohet se ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të shërbimit “Frontex”, për të ndaluar automjetin e tij.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 46 vjeç dhe N. Ç., 41 vjeç, si dhe po punon për kapjen e shtetasit B. Ç., 37 vjeç, të tre banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin S. S., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Sektori i Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 36 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë skanimit të mjetit tip kamion që ky shtetas drejtonte, u gjetën të fshehur 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.