Qarku Dibër – Vijon masivisht kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit masiv janë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihet të pranga një shtetas dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Procedohet penalisht kryeplaku i një fshati.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike , po vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit për këtë qëllim.

Në kuadër të kontrolleve bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, në Njësinë Administrative Derjan, në një terren të pyllzuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi H. B.,27 vjeç, banues në Krujë, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit B. P.

Po në vijim të kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në Njësinë Administrative Muhurr, në pronën e shtetasve T. S., dhe A. S., kanë konstatuar dhe gotitur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në përfundim të veprimve të para hetimore u shpallën në kërkim policor shtetasit T. S., 34 vjeç, dhe A. S., 28 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Rreth Kale, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi SH. L, kryeplak i fshatit për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Kontrollet masive të territorit do vijojnë dhe në këtë kuadër Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital, çdo rast të tentativës për kultivim apo trafikim të lëndëve narkotike