Akademia e Sigurisë
Me ftesën e Drejtorit të Menaxhimit dhe Drejtimit, Drejtues Skënder Doda, njëkohësisht edhe President i IPA Albania dhe me kërkesë të Ekipit “Volley Police”, Instruktori ndërkombëtar Commando “Krav Maga”, z. Uliks Gjonaj, zhvilloi një trajnim për punonjëset e Policisë, duke u mësuar format dhe mënyrat e vetëmbrojtjes dhe sulmit të përshkallëzuar.
Në datat 27 dhe 28 Korrik, vajzat e Policisë së Shtetit, punonjëse në departamente të ndryshme, u trajnuan në taktikat më të mira profesionale, të cilat do tu shërbejnë jo vetëm në rritjen e performancës, por edhe në kryerjen me së miri të detyrës në shërbim të Komunitetit.
IPA – Section Albania dhe Ekipi “Volley Police”, falënderojnë instruktorin ndërkombëtar Commando “Krav Maga”, z. Uliks Gjonaj, instruktor i nivelit botëror, i cili trajnon forcat elitë të ligjit në Evropë e SHBA.