Port, Durrës – Tentuan të kalonin kufirin me para të padeklaruara dhe me dokumente të falsifikuara, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohen 22.090 euro dhe dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Strukturat e DVKM Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Sh. B., 58 vjeç dhe B. D., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Këtyre shtetasve, më datë 23.04.2020, në PKK Durrës, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në kamionin të cilin e drejtonin të dy (si shofer dhe dublant), iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shtetasit Sh. B., një leje drejtimi dhe kartë identiteti greke, të dyshuara si të falsifikuara, si dhe 12.090 euro, ndërsa shtetasit B. D., iu gjetën 10.000 euro të padeklaruara gjatë kontrollit doganor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.