Port Durrës
Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.
Arrestohet në flagrancë 20-vjeçari turk që paraqiti në sportel, dokumente të dyshuara të falsifikuara, për të dalë nga Shqipëria.
Sekuestrohen dokumentet false (pasaportë turke, leje për qëndrim në Francë dhe leje drejtimi franceze).
Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi turk:
B. B., 20 vjeç, banues në Turqi.
Ky shtetas ka paraqitur në sportel, në dalje të RSh-së, dokumente (pasaportë turke, leje për qëndrim në Francë dhe leje drejtimi franceze), të dyshuara të falsifikuara, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.