Policia Rrugore e Gjirokastrës, e angazhuar /, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, në çdo aks, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë 10 ditëve të para të muajit shkurt, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset kryesore, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e çdo lloj shkeljeje që mund të çojë në aksidente.
Si rezultat, gjatë 10 ditëve të para të muajit shkurt janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë pezulluar 2 leje drejtimi.
Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente, gjatë këtyre ditëve janë vendosur 388 masa administrative, të ndara konkretisht:
✔118 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔32 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
✔9 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
✔6 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
✔67 për parakalime të gabuara;
✔ 15 për xhama të zinj jashtë kritereve të lejuara;
✔ 20 për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vijat e bardha;
✔30 për parkime të gabuara;
✔91 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Kontrollet nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia e Rrugore e DVP Gjirokastër apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.
#udhëtomejetënnëmendje ️
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular