Policia Rrugore Durrës masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, 2 prej tyre për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe 4 për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu janë pezulluar 47 leje drejtimi, nga të cilat 11 për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe 36 për drejtim automjeti me shpejtësi tej normës së lejuar.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur edhe 1410 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 272 masa administrative për parakalim të gabuar;
• 69 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
• 118 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 75 masa administrative për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 282 masa administrative për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 5 masa administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 23 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
• 566 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.