Policia e Shtetit – Vijon operacioni “Flakë në det”

Policia e Shtetit

Vijon operacioni “Flakë në det”.

Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare, në kuadër të procedimit penal të vitit 2023 të regjistruar pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit “Flakë në det”.

Gjatë operacionit u zbatuan urdhrat e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi ekzekutimin e vendimeve të datës 29.04.2024, të Gjykatës Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, në lidhje me ekzekutimin e masave së sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit:

A. D. alias D. D., 37 vjeç, banues në Fushë Kuqe;

S. L., 51 vjeç, banues në Fier;

K. B., 42 vjeç, banues në Orikum.

Gjithashtu, në kuadër të ekzekutimit të vendimit për kontrollin e banesës dhe të vendeve të dyshuara, u ushtrua kontroll në banesat e disa personave, si dhe u ushtrua kontroll në një subjekt tregtar.

Në kuadër të këtij procedimi u ushtrua kontrolli edhe në banesat e dy personave të shpallur në kërkim si të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vazhdon puna për kapjen e personave në kërkim, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera ku mund të jenë përfshirë këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.