Policia e Shtetit uron gjithë fëmijët, Gëzuar 1 Qershorin
Shtëpia e fëmijëve “Zyber Hallulli” priti sot disa vizitorë të veçantë, efektivët e Policisë së Tiranës, të cilët festuan sëbashku me banorët e kësaj shtëpie, me rastin e 1 Qershorit.
Punonjësit e Policisë shpërndanë dhurata të shumta për fëmijët, duke i bërë ata të ndihen specialë në këtë ditë.
Më pas fëmijët u “shndërruan” për pak çaste në Policë duke provuar edhe mjetet e Policisë, makinat dhe motorrët e saj.
Policia e Shtetit është gjithmonë pranë komunitetit e sidomos pranë fëmijëve, në mbrojtje të tyre e në çdo nevojë që ata kanë