Policia e Shtetit – Prej mëngjesit të ditës së djeshme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur dhe funksionon grupi i Drejtimit dhe Koordinimit gjatë procesit zgjedhor prill 2021

Prej mëngjesit të ditës së djeshme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur dhe funksionon grupi i Drejtimit dhe Koordinimit gjatë procesit zgjedhor prill 2021.
Grupi informohet nga nëngrupet e drejtimit në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe ndjek, monitoron, koordinon dhe menaxhon në mënyrë të pandërprerë informacionin dhe veprimtarinë e strukturave dhe shërbimeve policore në të gjithë vendin, me qëllim reagimin ndaj çdo situate që cenon apo ndikon në zhvillimin e procesit zgjedhor, si dhe për informimin e shpejtë për situatën e
rendit dhe sigurisë publike gjatë këtij procesi.