Operacioni “Besa 2018”, i organizuar dhe zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, hungareze dhe atë turke.
Guardia Di Finanza në Treno ka ekzekutuar 25 urdhra arresti ndaj një grupi kriminal që operonte në provincën e Bolcanos dhe në rajonin e Venetos.
Ndërkohë që, në Shqipëri, operacioni u drejtua nga Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në PSH dhe DVP Vlorë.
Gjatë operacionit në Vlorë janë ushtruar disa kontrolle banesash dhe është ekzekutuar në ambientet e burgut, urdhri i ndalimit për shtetasin E. K, i cili ishte arrestuar nga DVP Vlorë në dhjetor 2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Operacioni në Shqipëri, falë procedurave të bashkëpunimit ndërkombëtar të Interpol ZQK Tirana dhe Interpol Roma, zyrave ndërlidhëse në Bari e Romë të Policisë së Shtetit dhe zyrës Uci Albania të Policisë Italiane në Tiranë.
Operacioni i koduar “Besa 2018” ka filluar në vitin 2018 dhe është përmbyllur me arrestimin e 22 subjekteve në Itali dhe 3 jashtë saj.
Policitë homologe në Shqipëri, Hungari dhe Turqi kanë bashkëpunuar për zbardhjen e skemës së funksionimit të grupit kriminal.
Në kuadër të operacionit, gjatë dy vitesh hetime, janë arrestuar 12 persona në flagrancë, prej të cilëve 8 shqiptarë, 2 tunizianë, 1 zviceran e 1 italian, ndërkohë që 6 të tjerë, 4 italianë dhe 2 shqiptarë janë hetuar në gjendje të lirë.
Policia e Shtetit përditë e më shumë po tregon profesionalizëm dhe besueshmëri të lartë tek partnerët, duke u radhitur e barabartë mes tyre në çdo operacion ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.