Policia e Shtetit
Nisur nga situata e krijuar nga moti i keq, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri në të gjithë vendin, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje për ndihmë, dhe për të menaxhuar trafikun rrugor.
Në DPPSH dhe në çdo Drejtori Vendore të Policisë, janë ngritur grupe drejtimi të cilat kanë kaluar në gatishmëri.
Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë, me mjetet e tjera në rrugë.
Zonat me risk më të lartë janë:
• Lezhë, rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse;
• Fushë Krujë, rrugët në zonën urbane dhe rrugët lidhëse interurbane;
•Tiranë, rrugët urbane dhe ato interurbane;
•Durrës. rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse me Tiranën dhe me pjesën tjetër jugore;
• Elbasan, rrugët në zonën urbane dhe rrugët interurbane lidhëse.
Gjithashtu, Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos qëndrojnë në vende të pasigurta, duke qenë se për shkak të reshjeve dhe erës, mund të rrëzohen pemë ose mund të bien sende të forta nga lartësitë.
Për çdo rast nevoje për ndihmë, drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët të telefonojnë numrin pa pagesë 112.