Policia e Shtetit iu bashkua sot eventit “Rrugë të sigurta, turizëm i sigurt”, në kuadër të Planit Kombëtar “Safe stay in Albania”, që Ministria e Brendshme po zbaton, përmes Policisë së Shtetit, IKMT dhe Shërbimit Zjarrfikës, në funksion të mirëmenaxhimit të sezonit turistik.
Në eventin “Rrugë të sigurta, turizëm i sigurt”, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, theksoi se, Policia e Shtetit do të angazhojë me shërbim në zonat turistike e plazhe mbi 1.600 punonjës policie, ku një pjesë e madhe janë nga Policia Rrugore.
Megjithë numrin në ulje të aksidenteve rrugore, ministri Balla apeloi për respektim të rregullave të qarkullimit për të shmangur fatalitetet në rrugë.




