Intensifikohen kontrollet e territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar kanabis.
123 grupe kontrolli nga toka po vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit në të gjithë vendin.
Në zbatim të një plani kontrolli të detajuar për çdo Drejtori Vendore të Policisë dhe grafikut të bërë për këtë qëllim, çdo ditë, helikopteri i Policisë, me grup kontrolli, po kontrollon nga ajri zonat e vështira ku është e pamundur shkelja dhe kontrolli nga ana e punonjësve të Policisë.
32 dronë çdo ditë po kontrollojnë zona me risk në të gjithë vendit, dronë që përdoren nga grupet e kontrollit në terren.
Nga kontrollet me helikopterët dhe dronë janë evidentuar tentativa për kultivim në numër të vogël të bimëve që varionin nga 5 deri në 15 fidanë dhe në zona shumë të thepisura, malore dhe të pyllëzuara. Këto raste janë goditur dhe autorët janë dërguar para përgjegjësisë ligjore, pasi janë evidentuar nga dronët duke shkuar në vendet ku tentonin të kultivonin bimët narkotike dhe janë kapur në flagrancë nga ana e punonjësve të Policisë.
Kontrolli masiv i territorit nga toka dhe ajri po vijon intensivisht, me qëllim goditjen e çdo tentative për të kultivuar bimë narkotike.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunim e deritanishëm, për denoncimet e adresuara jo vetëm për tentativat për kultivim, por edhe për goditjen në përgjithësisë të paligjshmërisë dhe fton sërish për të vijuar akoma më shumë këtë bashkëpunim, duke adresuar çdo shqetësim apo paligjshmëri në numrat pa pagesë 112/129 dhe në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim në kohë e të paanshëm.