Policia e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit.

✅Megaoperacioni policor i koduar “Indoors”, në Vlorë, goditi veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave në 3 ambiente të mbyllura në Vlorë e Selenicë.

U sekuestruan 11 kg kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që shërbenin për të kultivuar bimë narkotike, në ambiente të mbyllura. 6 shtetas u arrestuan, ndërmjet tyre 4 punonjës të OSHEE-së.

Gjithashtu u shpallën në kërkim pronari i vilës që kishte përshtatur dy kate të vilës për kultivim me anë të llambave dhe vëllai i pronarit të ambientit të tretë, që u konstatua në Kroposhtë të Selenicës, i cili u arrestua në flagrancë gjatë operacionit.

✅Operacioni policor i koduar “Connection”, në Elbasan, çoi në pranga 2 shtetas (nënë e bir) që mbanin dhe shisnin në doza lëndë narkotike kanabis. U sekuestruan 400 doza kanabis dhe 1.5 kg kanabis.

✅Në Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, u goditën një rast i lojërave të fatit dhe një rast i tregtimit të pijeve të kontrabanduara, në një lokal. 1 shtetas u vu në pranga, 1 u shpall në kërkim, 3 të tjerë janë në hetim.

✅1 shtetas që tentoi të kontrabandonte një sasi nafte, u kap dhe u vu në pranga nga Policia Kufitare në PKK Qafë Morinë.

✅Në Dibër u godit 1 tjetër rast i kontrabandës, për të cilin nisi procedimi penal për 2 shtetas.

Policia vijon kontrollet në të gjithë vendin, për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale.