Policia e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Shtetit/Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale dhe kapjen e personave në kërkim.

✅Operacioni policor i koduar “Tobacco”, i finalizuar pas një hetimi disamujor nga Sektori për Hetimin e Krinit Ekonomik në DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë, çoi në pranga 3 shtetas që kishin magazinuar 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë me qëllim shitjen në kundërshtim me ligjin.

✅2 shtetas që u kapën duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, u vunë në pranga nga Policia e Pogradecit, gjatë operacionit policor të koduar “Unaza”.

✅1 shtetas që kanosi për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij, u arrestua nga Policia e Kukësit. Gjithashtu, u sekuestrua 1 armë zjarri pushkë që ky shtetas e mbante pa leje.

✅Shërbimet e DVP Vlorë vunë në pranga një shtetas që ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe një shtetas tjetër të cilit iu gjet një sasi kanabis në banesë.

✅Shërbimet e Policisë Mat ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim, pasi ishte i dënuar me 8 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

✅Shërbimet e DVP Korçë vunë në pranga autorin e një aksidenti me pasojë vdekjen dhe një shtetas tjetër që ushtroi dhunë ndaj familjarit të tij.

Gjithashtu, në Pogradec, u arrestua 15-vjeçari që plagosi me mjet prerës (thikë), bashkëmoshatarin e tij, mbrëmjen e djeshme.

Policia e Kurbinit shpalli në kërkim një 56-vjeçar dhe vijon puna për kapjen e tij pasi në Lagunën e Patokut plagosi me çifte gjatë një konflikti një 49- vjeçar.

Policia e Dibrës shoqëroi në Komisariat një 15 vjeçar se aksidentalisht plagosi nënën e tij me armë zjarri. Policia sekuestroi dhe armën e zjarrit kallashnikov.