Policia e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Shtetit

24/7, në çdo qark të vendit, në luftë kundër krimit dhe në mbrojtje të sigurisë publike.

✅Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Tiranë finalizuan operacionet “Credit” dhe “Pakot Postare”:

-2 shtetas që organizonin lojëra fati, u vunë në pranga gjatë operacionit të parë, pasi kanosën një 34-vjeçar dhe familjarët e tij, për dhënien e një shume parash;

-260 pako dhe 46 thasë me produkte të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, u sekuestruan nga 2 subjekte postare private. Administratori i njërit subjekt u arrestua, administratori i tjetrit u shpall në kërkim.

✅Bashkëpunimi i Policisë së Elbasanit me qytetarët parandaloi agravimin e një konflikti midis 5 shtetasve dhe vuri 2 prej tyre në pranga, si dhe identifikoi autorin e dyshuar të një plagosjeje të lehtë, me mjet shpues (kaçavidë).

✅Policia e Durrësit sekuestroi një kallashnikov, fishekë dhe 54 kapsolla detonatore, si dhe vuri në pranga 31-vjeçarin që i mbante këto sende të kundërligjshme, në banesë.

-Angazhim profesional i Policisë Kufitare të portit të Durrësit, për shpëtimin e 2 anëtarëve të ekuipazhit të një çisterne uji, të cilëve iu fundos mjeti dhe mbetën në det, për shkak të dallgëve të larta dhe erës së fortë.

✅Policia e Kukësit arrestoi dy 17-vjeçarë që vodhën me thyerje, 2 herë, në të njëjtin lokal, si dhe goditën transportimin e 18 sirianëve, për kalimin ilegal të kufirit.

✅Policia e Korçës vuri një pranga një 60-vjeçar të dënuar me rreth 7 vjet burgim, si pjesëtar të një grupi kriminal që transportonte emigrantë, si dhe goditi një rast të futjes së kundërligjshme, nga Greqia, të disa bagëtive, me qëllim tregtimin e tyre.

✅Policia e Shkodrës arrestoi 2 shtetas, pasi mbanin sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Aksionet policore për parandalimin dhe goditjen e krimeve, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë intensivisht gjatë fundjavës.