Policia e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Shtetit

Gjatë këtyre 24 orëve:

-20 shtetas janë vënë në pranga;

-5 armë zjarri, 500 g eksploziv, 20 kg kanabis, 1153 fara kanabisi, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe veshje të Policisë, janë sekuestruar si rezultat i disa aksioneve policore me impakt të rëndësishëm për komunitetin.

✅Operacioni “Strike” parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale në Vlorë dhe vuri në pranga një 23-vjeçar të dyshuar si pjesëtar të një grupi kriminal. I arrestuari fshihte në banesë eksploziv me telekomandim në distancë, disa armë dhe veshje si të Policisë, që dyshohet se do t’i shërbenin këtij qëllimi kriminal.

✅Operacioni “Perondi”, nga DVP Berat, goditi një sërë veprimtarish kriminale. 23-vjeçarit të arrestuar iu gjetën në banesë, sasi të konsiderueshme lënde narkotike dhe farash kanabisi, 1 pistoletë dhe 1 pushkë.

✅Falë inteligjencës operative, në Vorë u finalizua operacioni “Rrethi” që rezultoi me prangosjen e një 39-vjeçari që qarkullonte me pistoletë në kroskotin e automjetit të tij.

✅Operacioni “Metoda”, në Fier, vuri në pranga 2 shtetase, autore të dyshuara të mashtrimit të disa qytetarëve. E arrestuara kryesore e kryente këtë krim, përmes celularit, teksa ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, po për mashtrim dhe falsifikim.

✅Në Bulqizë u vu në pranga një 44-vjeçar që dhunoi ish bashkëshorten e tij dhe shkeli urdhrin e mbrojtjes të dhënë ndaj saj.

Puna policore për parandalimin dhe goditjen e krimeve, vijon pandërprerë, në çdo qark të vendit.