Policia e Shtetit
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia dhe bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligjzbatuese, gjatë 24 orëve të fundit u goditën veprimtari kriminale në fusha të ndryshme.
125 050 euro u sekuestruan nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Linja”, që u zhvillua në port Durrës. 2 drejtuesit e autobusit ku u gjet pjesa më e madhe e këtyre parave, u vunë në pranga.
Pas disa orë hetimesh nga Policia e Matit, u identifikua dhe arrestua 1 shtetas pasi ndezi zjarr në “Kepin e djepzave” në Klos dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe të mëdha kullosore dhe u shkaktua panik te banorët e zonës.
Në port Durrës, u vu në pranga 1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin, me dokumente false, të cilat ia kishte siguruar një shtetas tjetër, i cili u vu gjithashtu në pranga.
Operacioni “Fokus 2” çoi në pranga 1 shtetas që shpërndante doza kanabisi, në Vlorë. 1 kg kanabis u sekuestrua nga Policia.
Në Sarandë u vu në pranga 1 shtetas që tentoi të hynte me forcë në Komisariat dhe kundërshtoi punonjësin e Policisë.
Në Tiranë, Policia vuri në pranga 9 shtetas, autorë të dyshuar të veprave të ndryshme penale.