Policia e Shtetit – Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 23”

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 23”.

I dënuar nga autoritetet italiane, me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Berat dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 58-vjeçari.

Gjatë periudhës 2002-2003, kjo organizatë kriminale trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 23”, u lokalizua në qytetin e Beratit, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka, 58 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.