Poliçan, Berat
Kultivonte dhe prodhonte kanabis me qëllim shitjen si dhe ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, kapet dhe vihet në pranga 35- vjeçari.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2.2 kg lëndë narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 35 vjeç, banues në Poliçan.
Arrestimi i tij u bë pasi shërbimet e Stacionit Policisë Poliçan, kishin siguruar informacione se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit dhe prodhimit të lëndës narkotike kanabis me qëllim shitjen e tij.
Gjithashtu po nga informacionet e marra ky shtetas ushtronte dhe dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të banesës dhe në afërsi të saj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.2 kg lëndë narkotike kanabis sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.