Pogradec/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale

Pogradec/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në fshatin Bahçallëk, dyshohet se ka prerë 87 pemë frutore të mbjella nga një 46-vjeçar, në një tokë për pronësinë e së cilës kanë pretendime të dyja palët. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet tip “Nissan” dhe pemët e prera.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe po vijojnë punën për kapjen e shtetasit M. L., 19 vjeç, banues në fshatin Trebinjë, Pogradec, pasi në fshatin Memëlisht, dyshohet se i ka vjedhur celularin një 49-vjeçareje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.