Më datë 24.08.2020, rreth orës 16:45, është marrë njoftim se në fshatin Zagorçan, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi F. Ç., banues në këtë fshat, kishte dëmtuar me mjet prerës shtetasin D. R., rreth 30 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit dhe reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, i cili po shoqërohet në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje