Pogradec – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas

Pogradec

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Alarup, Pogradec, pasi në afërsi të fshatit Bratomirë, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar vetë drejtuesi dhe dy pasagjerët në automjet, shtetasit S. M., 35 vjeç dhe një 17-vjeçar, banues në fshatin Alarup, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet e kryera, rezultoi se 41-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.