Tentoi të vidhte nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), në banesën e një shtetaseje, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë arrestohet në flagrancë autori.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti i mprehtë (thikë).
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së informacionit se në një banesë në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një shtetas po tentonte të vidhte me dhunë, menjëherë kanë mbërritur në adresën e dhënë, ku bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. T., 27 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas, ditën e djeshme, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi është futur me forcë në banesën ku jetonte me qira shtetasja M. B., e ka goditur atë me grushte dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), ka tentuar të vjedhë para në shtëpinë e saj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti i mprehtë (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.