Posedonte armë gjahu pa lejen përkatëse, si dhe u kap në flagrancë duke gjuajtur shpendë të egër, vihet në pranga 24-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 24 vjeç, banues në Përmet, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë në urën e fshatit Biovizhdë, Përmet, me një armë gjahu pa lejen përkatëse dhe disa shpendë të egër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e gjahut dhe 7 fishekë të armës së gjahut.
Materialet në ngarkim të shtetasit E. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”
—–
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., banues në Gjirokastër.
Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet në ngarkim të shtetasit S. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.