Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie.
Vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen dy aparate celulare.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasit O. M., 40 vjeç, banues në Përmet (administrator i një subjekti bar-kafe) dhe E. L., 34 vjeç, banues Përmet (klient i subjektit).
Këta shtetas u arrestuan pasi, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtrua kontroll në ambientet e një subjekti bar-kafe në pronësi të shtetasit O. M., në Përmet, ku u konstatua se ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, nga këqyrja e aparatit celular të shtetasit O. M. janë gjetur të dhëna që tregojnë për organizimin e basteve sportive online.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.