Rendësia e parkimit në mënyrë të përshtatshme, nuk është vetëm për rregull, por edhe një ndër faktorët kryesorë të lëvizjes dhe qarkullimit të lirë të gjitha mjeteve, përfshirë këtu mjetet e transportit publik.
Në këtë video shfaqet një drejtues automjeti, i cili duke parkuar në mënyrë jo të rregullt, ka penguar qarkullimin e autobusëve.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit, ka rezultuar se drejtuesi qarkullon me automjet, pa kryer kontrollin teknik, si dhe me masa administrative të pashlyera.
Duhet të ndërgjegjësohemi për mënyrën si parkojmë, që t’ju sigurojmë të tjerëve, lëvizje të lirë.