Policia e Shtetit
Pamjet e operacionit policor të përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, të koduar “Çmontimi”.
Operacioni, kundër trafikimit të armëve të zjarrit, ka rezultuar me ndalimin e 24 shtetasve, përkatësisht 10 në Tiranë dhe 14 në Kosovë, të cilët vepronin si grup për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Gjithashtu, gjatë hetimeve në kuadër të operacionit “Çmontimi”, janë sekuestruar në total 64 armë zjarri dhe municion luftarake, prej tyre 23 armë janë sekuestruar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe 41 armë janë sekuestruar në Kosovë.
Operacioni, rezultat konkret i sinergjisë dhe bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet 2 policive simotra.